Platforma ERP & Financiare me 12 Agjentë AI

Menaxho biznesin me Inteligjencë Artificiale.

Nga skanimi i faturave me AI, barazimi bankar dhe fiskalizimi në AI Tax POS, deri te stoqet në depo, prodhimi, pagat, orari i punës, asetet fikse, plani i biznesit dhe marketingu — të gjitha të udhëhequra nga agjentët tuaj inteligjentë në një platformë të vetme.

Demo 30-minutëshe, pa angazhim dhe e përshtatur për biznesin tuaj.
50+ biznese Role, audit trail dhe kontroll qasjeje Për treg vendor dhe të jashtëm
space_dashboard AI Tax Command Center AI Live
Menaxho biznesin me Inteligjencë Artificiale Kontroll financiar, fiskal dhe operativ në kohë reale
psychology 12 AI Agents
Pyet AI: "Më trego fitimin neto, TVSH-në e muajit dhe artikujt në depo"
Punë manuale më pak Deri 80%
Module të integruara 12+
Skanim AI i Faturave, Banka & Librat ATK Aktiv
AI Tax POS v2.1.0, Depo, Stoqe & Asete Fikse Në kontroll
HR, Listëpagesa, Kontrata & Orari me GPS Sinkronizuar
Plani i Biznesit, Analiza Financiare & Marketing AI Gati
99.9% Disponueshmëri
AI-Powered
Ekosistemi i Plotë AI Tax

12 module të integruara për të menaxhuar biznesin me Inteligjencë Artificiale.

Aktivizoni vetëm modulet që ju nevojiten sot dhe zgjerohuni pa kufizime: çdo modul ndan të njëjtën bazë kontabël, fiskale dhe inteligjencë artificiale në kohë reale.

AI OCR

Skanim AI i Faturave, Shitje & Blerje

Lexim automatik me OCR & AI i faturave hyrëse dhe dalëse, ofertave, notave kreditore/debitore dhe kalkulimit të kostos së importit (Landed Costs). AI nxjerr artikujt, NUI-n dhe TVSH-në dhe propozon llogarinë kontabël. Deri në 80% më pak punë manuale.

GL & FX

Kontabilitet i Plotë, Banka & Valuta

Import i pasqyrave bankare me barazim automatik nga AI, arkëtueshje dhe pagesa furnitorësh, plan kontabël, urdhëresa ditari, qendra kostoje, kurse këmbimi nga BQK me rivlerësim valutor (FX) dhe mbyllje e vitit fiskal.

ATK SEF

AI Tax POS v2.1.0 (Market & Restorant)

Arkë fiskale moderne për Windows, macOS dhe Web me regjim për Market dhe Restorant (tavolina, kate, ndarje llogarie). Punon online dhe offline me nënshkrim kriptografik ECDSA P-256, fiskalizim ATK SEF, printerë termikë dhe zbritje automatike nga stoku.

Depo & BOM

Depo, Stoqe, Lote & Prodhim

Menaxhim i plotë për Depo Kryesore dhe degë: gjendja Në Stok në kohë reale, transferta mes depove, gjurmim sipas lotit, numrit serik dhe afatit të skadimit, shlyerje e skadencave, urdhra prodhimi me receptura dhe vlerësim kostoje.

EDI XML

Deklarimet Tatimore ATK & Librat Tregtarë

Gjenerim i menjëhershëm i Librit të Shitjes dhe Librit të Blerjes, raportit të blerjeve mbi 500 € dhe Deklaratës së TVSH-së me eksport direkt EDI XML sipas rregullave të ATK-së, si dhe norma dinamike TVSH-je për bizneset ndërkombëtare.

HR & Trust

Burimet Njerëzore (HR) & Listëpagesat

Dosjet e stafit, kontratat e punës, llogaritja automatike e pagave Neto/Bruto, kontributeve pensionale (Trusti) dhe tatimit në paga (TAP), pushimet mjekësore e vjetore, paradhëniet, postimi automatik në ditar dhe portali vetëshërbim i punonjësit.

GPS & Turne

Evidentimi i Orarit, Turneve & Geofence

Hyrje dhe dalje nga puna me zonë gjeografike (Geofence), rregulla të turneve, aprovime ditore nga udhëheqësi i ekipit, timesheets mujore dhe sinkronizim direkt me listëpagesën për orët e rregullta, shtesë dhe festat zyrtare.

Amortizim & CAPEX

Asetet Fikse, Amortizimi & Buxheti CAPEX

Regjistër i aktiveve afatgjata sipas kategorive fiskale, llogaritje dhe postim automatik i amortizimit, buxhetim i investimeve kapitale (CAPEX), etiketa me barkod/QR, inventarizim fizik dhe gjurmë e plotë auditimi.

AI FP&A

Plani i Biznesit, Buxheti & Analiza Financiare AI

Planifikim strategjik me Agjentin AI FP&A: objektiva dhe KPI në kohë reale, buxhet operativ, plan financimi e kredish, pasqyra parashikuese Pro-Forma dhe analizë e thelluar e raporteve financiare e fluksit të parasë.

AI Studio

Marketing me AI Agent & Rrjete Sociale

Planifikim i fushatave, kalendar publikimesh, gjenerim i teksteve dhe përmbajtjes me Agjentin AI të Marketingut, menaxhim i kanaleve sociale dhe matje e performancës e lidhur drejtpërdrejt me buxhetin e biznesit.

B2B & QBO/QBD

Qendra e Kontabilistit, Cloud & QuickBooks

Portofol shumë-klientësh për zyra kontabiliteti me pranim faturash përmes WhatsApp, Google Drive, OneDrive dhe Dropbox, plus sinkronizim dykahësh me QuickBooks Online dhe Desktop dhe lidhje B2B mes bizneseve.

Inteligjenca Artificiale në Veprim

Ekipi juaj digjital i agjentëve AI punon 24/7 për çdo departament

Në AI Tax, Inteligjenca Artificiale nuk është thjesht një chat. Janë agjentë të specializuar të lidhur me të dhënat reale të biznesit tuaj që lexojnë dokumente, analizojnë shifrat, kontrollojnë pajtueshmërinë ligjore dhe përgatisin veprimet për ju.

Agjenti CEO (Orkestruesi)

Koordinon të gjithë agjentët e tjerë dhe i përgjigjet pronarit me pasqyrë ekzekutive mbi shitjet, arkëtimet, likuiditetin dhe rreziqet.

Agjenti CFO & Kontabilitet

Analizon pasqyrën e të ardhurave, bilancin, fluksin e parasë, barazimet bankare dhe anomalitë në regjistrimet e ditarit kontabël.

Agjenti i Tatimeve & TVSH-së

Kontrollon saktësinë e TVSH-së, librat e blerjes dhe shitjes, faturat mbi 500 € dhe përgatit deklarimet tatimore pa gabime.

Agjenti i Faturimit & OCR

Skanon faturat e blerjes dhe shitjes, krijon draft-fatura, ndjek klientët në vonesë dhe përputh pagesat me faturat e hapura.

Agjenti i Depos & Prodhimit

Monitoron gjendjen Në Stok dhe artikujt Pa Stok, lotet që skadojnë, lëvizjet mes depove, koston e shitjes dhe urdhrat e prodhimit.

Agjenti i HR, Pagave & Orarit

Verifikon praninë në punë, orët shtesë, kërkesat për pushime, skadimin e kontratave dhe llogaritjen e saktë të listëpagesës mujore.

Agjenti i Planit të Biznesit (FP&A)

Krahason buxhetin me realizimin aktual, ndjek objektivët strategjikë (KPI), planin e investimeve CAPEX dhe skenarët Pro-Forma.

Agjenti i Marketingut & Aseteve

Harton fushata dhe postime për rrjete sociale, si dhe mbikëqyr regjistrin e aseteve fikse, amortizimin mujor dhe inventarizimin.

Pamje nga aplikacioni

Shiheni platformën në veprim

Ndërfaqe në disa gjuhë, e thjeshtë dhe e shpejtë.

Dashboard kryesor — Fitimi neto, TVSH, Faturat dhe Gjendja në Bankë
Dashboard kryesor — pasqyrë e plotë financiare në kohë reale
Për kë është

Një platformë për çdo rol në biznes

Pronarët, kontabilistët dhe menaxherët e operacioneve kanë pamjen dhe mjetet që u nevojiten për të punuar më shpejt dhe me kontroll më të madh.

Biznese me shitje ditore

POS, fiskalizim elektronik, menaxhim i depos, raporte të shitjeve dhe sinkronizim me kontabilitetin, pa regjistrime manuale.

Kompani me staf

Kontrata, pushime, evidentim i orarit të punës, miratime, gjeolokalizim dhe llogaritje e saktë e listëpagesës.

Zyra kontabiliteti

Skanim dhe njohje e të dhënave nga dokumentet (OCR), importim dokumentesh, barazim bankar, deklarime tatimore dhe panel për menaxhimin e klientëve.

Agjenci marketingu

Fushata, përmbajtje të përgatitura me AI, kanale të rrjeteve sociale dhe kontroll më i mirë i kostove përmes lidhjes me raportimin financiar.

Ndërmarrje të reja dhe NVM

Filloni me modulet që ju nevojiten tani dhe shtoni marketingun, listëpagesën, evidentimin e orarit të punës, POS-in ose kontabilitetin kur rritet ekipi.

Të dhënat lidhen automatikisht

Faturat, pagesat, shitjet, listëpagesat, orari i punës, stoqet dhe deklarimet tatimore lidhen në një rrjedhë të vetme pune.

Raportim për vendime

Pronari dhe kontabilisti shohin gjendjen financiare, TVSH-në, listëpagesat, dokumentet dhe stoqet në një pamje të vetme.

Kontroll dhe gjurmë auditimi

Rolet dhe lejet e përdoruesve, gjurmët e auditimit, historia e dokumenteve, validimi i proceseve dhe mbështetja për pajtueshmëri tatimore.

Procesi i fillimit të përdorimit të AI Tax

Nga prezantimi deri te përdorimi i plotë — hap pas hapi

Ekipi ynë ju mbështet në çdo fazë të kalimit në AI Tax: nga analiza dhe konfigurimi deri te trajnimi dhe mbështetja e vazhdueshme pas aktivizimit.

1

Analizë fillestare 30-minutëshe

Analizojmë proceset aktuale: POS-in, listëpagesat, dokumentet, depot, deklarimet tatimore dhe raportimin.

2

Prezantim me skenar real

Ju prezantojmë modulet që i nevojiten biznesit tuaj, përmes një skenari real dhe jo përmes një prezantimi të përgjithshëm.

3

Plan i kalimit

Përcaktojmë të dhënat, përdoruesit, rolet, konfigurimet dhe datën e fillimit të përdorimit.

4

Aktivizim dhe mbështetje e vazhdueshme

Trajnim i ekipit, monitorim dhe përmirësim i vazhdueshëm pas fillimit të përdorimit.

Modeli i abonimit

Abonim transparent, i përshtatur për nevojat tuaja

Platforma rritet bashkë me biznesin tuaj. Filloni me funksionalitetet thelbësore dhe shtoni module të reja kur t’ju nevojiten.

Çmimet përcaktohen sipas moduleve të aktivizuara — pa tarifë shtesë për përdorues dhe pa pagesa të fshehura. Kërko ofertë →

Fleksibilitet sipas moduleve

Paguani vetëm për modulet e aktivizuara. Mund të zgjidhni, për shembull, të abonoheni vetëm për modulin e listëpagesës ose vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.

Përdorues të pakufizuar

Platforma lejon shtimin e stafit, menaxherëve dhe ekipit të kontabilitetit pa kosto shtesë për përdorues. Kontrolli i qasjes mbetet në dorën tuaj.

Përditësime të përfshira

Ndryshimet në legjislacion, përfshirë formatet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe përditësimet e përgjithshme teknike, ofrohen automatikisht brenda abonimit pa pagesa të fshehura.

Pyetje dhe përgjigje

Pyetjet më të shpeshta rreth AI Tax

Gjithçka që duhet të dini për aktivizimin modular, migrimin e të dhënave, sigurinë në Microsoft Azure dhe mbështetjen e ekipit tonë.

A mund të aktivizojmë vetëm disa module?

Po. Mund të nisni me POS/Fiskalizim, Payroll, Time Tracking, Scanning, Marketing ose Deklarime dhe pastaj të zgjeroheni gradualisht.

Çfarë ndodh me të dhënat ekzistuese?

Ekipi përgatit plan migrimi, mapping të të dhënave, testim dhe validim para kalimit në prodhim.

A e mbulon AI Tax payroll dhe time tracking?

Po. Ka kontrata, listëpagesa, pushime, avancime, clock in/out, timesheets, aprovime, geofence dhe sinkronizim të orëve me payroll.

A përfshin AI Tax edhe marketingun?

Po. Moduli i Marketingut ndihmon në planifikimin e fushatave, përgatitjen e draft përmbajtjeve me AI Agent, menaxhimin e kanaleve dhe rishikimin e publikimeve nga ekipi.

A ka suport pas lansimit?

Po. Ofrohet trajnim, support operacional dhe asistencë teknike për ekipet që përdorin modulet.

Si llogaritet çmimi i abonimit?

Çmimi llogaritet bazuar në modulet për të cilat bëni abonim. Ju mund të zgjidhni fleksibilitet të plotë, për shembull të abonoheni vetëm për modulin e Pagave, apo vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.

Ku ruhen të dhënat e mia financiare dhe sa të sigurta janë ato?

Infrastruktura dhe të gjitha të dhënat tuaja ruhen në qendrat e të dhënave të Microsoft Azure në Zvicër, duke ju garantuar standardet ndërkombëtare më të larta të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe privatësisë.

Partnerët Implementues

Zbatojeni me ekspertë lokalë

Kompani kontabiliteti dhe IT të certifikuara të cilat zbatojnë, trajnojnë dhe mbështesin klientët e tyre me platformën AI Tax.

verifiedPartner Zyrtar

Mikrobiz SH.P.K

Prishtina

MikroBiz ofron shërbime të teknologjisë informative dhe qëndron prapa zhvillmit të AI Tax — platformë e integruar për kontabilitet dhe menaxhim biznesi. Përveç AI Tax, MikroBiz ofron integrim te sistemeve (sidomos me QuickBooks), zhvillim softueri me porosi dhe mbështetje IT për bizneset e vogla dhe të mesme.

aitax-ks.com
verifiedPartner Zyrtar

Konto & Consulting SH.P.K.

Prishtinë

Konto & Consulting L.L.C. ofron shërbime profesionale në fushën e kontabilitetit, tatimeve, raportimit financiar dhe konsulencës së biznesit. Ne mbështesim bizneset me mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare, deklarimet tatimore, menaxhimin e pagave, implementimin e zgjidhjeve digjitale, automatizimin e proceseve financiare dhe trajnime për softuerë kontabël, duke i ndihmuar klientët të rrisin efikasitetin, të sigurojnë përputhshmëri me legjislacionin.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Prishtinë / Kosovë

Jini ndër të parët që ofrojnë zbatim dhe mbështetje profesionale të AI Tax për klientët tuaj.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Kosovë / Rajon

Zgjeroni portofolin e shërbimeve me automatizim biznesi dhe AI kontabilitet.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Shqipëri / Diasporë

Bëhuni partner implementues dhe fitoni ekskluzivitet rajonal me mbështetje direkte nga ekipi ynë.

Çertifikim zyrtar
Mbështetje teknike prioritare
Listim në platformë
Komision nga shitjet
Trajnim i plotë falas
Apliko si partner implementues

Aplikimi është falas. Ekipi ynë shqyrton çdo aplikim brenda 48 orëve.

Rezervo demo

Tregoni çfarë doni të automatizoni.

Ekipi ynë e përgatit demon në bazë të rolit, industrisë dhe moduleve që ju interesojnë: kontabilitet, marketing, paga, orë pune, POS, QuickBooks ose raportim.

Kërkesa dërgohet direkt te ekipi ynë. Për përgjigje më të shpejtë mund të përdorni edhe WhatsApp në fund të faqes.

Gati të shihni si lidhen proceset tuaja në AI Tax?

Rezervoni demo të personalizuar për tregun, industrinë dhe modulet që i duhen biznesit tuaj.

Pa obligim në kontaktin e parë Agjendë demo e personalizuar Për treg vendor dhe të jashtëm
chat Na shkruani